Drejtuesi i organizates “Fundjava Ndryshe” Arber Hajdari ke mirepritur sot ne ndermarrjen e tij sociale akrtistet e mirenjohur te artit dhe te skenes shqiptare.
Qe nga Margarita Xhepa, Tinka Kurti e deri tek Enver Petrovski, kane qene ne kete takim te vecante, ku kane marre vleresimin maksimal dhe falenderimin e Hajdarit dhe ndermarrjes sociale qe drejton.
Postimi i Hajdarit:
Sot mirëprita në Ndërmarrjen tonë Sociale, KRENARITË E KOMBIT
Kënaqësi e veçantë biseda me aktorët dhe regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe mirënjohës përjetë për kontributin e çmuar që keni dhënë për vendin tonë. Faleminderit i madhi Robert Ndrenika, e dashura Tinka Kurti e Margarita Xhepa së bashku me Natasha Lako.
Faleminderit Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Ilir Harxhi, Mevlan Shanaj, Sokol Angjeli, Enver Petrovski
Jeni të mirëpritur gjithmonë Mirënjohje përjetë!/m.j