Oficerët e policisë gjyqësore shkuan këtë të mërkurë në banesën e familjes së Aleks Nikës në Lezhë, për të marrë audion e komunikimeve mes punonjësve të gardës gjatë protestës së 21 janarit.
Në një bisedë telefonike me gazetarët e Euronews Albania, Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës, ka bërë me dije se ka refuzuar t’ia dorëzojë provën oficerëve të policisë gjyqësore.
Ai pohoi se ka besim vetëm te SPAK dhe audion do ta dorëzojë vetëm nëse çështja kalon në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se audio, ku dëgjohej urdhëri i ish-shefit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi drejtuar vartësve për të qëndruar të gatshëm për të qëlluar ndaj protestuesve, iu dorëzua familjarëve të të ndjerit Aleks Nika disa javë më parë nga gazetari Artan Hoxha.
/e.d