Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka ftuar për fushatë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili aktualisht është pjesëmarrës në një reality show.
Ndoka i revoltuar u shpreh se kandidati kishte bërë një status në rrjetet sociale, ku e ftonte për bashkëpunim.
Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.
Opozita e konsideron të vetin Luiz Ejllin, pasi ai ngriti dhe një dolli për Berishën.
Ndaj dhe janë revoltuar se ai mund t’i tradhtojë për PS-në./m.j