Deputeti socialist Erion Braçe që është komentuar si kritik i mazhorancës, ka bërë me dije se ka marrëdhënie korrekte institucionale me Edi Ramën.
Po ashtu u shpreh se propozimet e tij janë të majta dhe në përputhje me qëllimet e PS. Duke iu referuar ministrave që ‘flenë gjumë’, Braçe tha se janë në fokus të kritikës së tij.
“Raporti ynë s’ka rëndësi, më mjafton të kem marrëdhënie korrekte institucionale me Ramën. Kjo është themelore. Deputet me kryeministrin, me kryetarin e partisë. Në marrëdhëniet personale nuk kanë pse të hyjnë të tjerë. Në marrëdhënie institucionale kam qëndruar aq korrekt sa s’ka ku të shkojë më. Kam bërë punën time në zonën elektrorale dhe të gjitha propozimet e mia janë të majta dhe në [përputhje me qëllimet dhe objektivat e PS.
Në anën tjetër, jemi në prag të zgjedhjeve dhe e gjithë sjellja implikon edhe me prezantimin para zgjedhjeve. Përtej kësaj, mas pulsin e njerëzve atje poshtë, bujq, blegtorë. Ka degë të qeverisjes që nuk performojnë. Të rrish 11 muaj nga një deficit 83 miliard lekë dhe me suficit 7.9 miliard lekë, në datën 30 nëntor dhe më 31 dhjetor të jesh me 71 miliard lekë deficit dhe në harkun e 1 muaji të kesh përdorur 146 miliard lekë, të kesh kryer në 1 muaj 146 miliard lekë shpenzime që janë të barabarta me 4 muaj janë të flesh gjumë. Ministrat që flenë i kam në fokus kritike dhe nuk mund t’i mbështes.”, tha Braçe.
/e.d