Ish-presidenti amerikan George W. Bush i është bashkuar fushatës elektorale në përkahje të vëllaut të tij, Jeb i cili ka për qëllim që të fitojnë në nominimet në radhët e republikanëve. Ai u takua me veteranët dhe u shfaq në një tubim në Karolinën e Jugut të hënën, përpara zgjedhjeve primare të së shtunës. Trashëgimia e George W. Bush është kritikuar ashpër nga favoriti republikan Donald Trump. Jeb Bush, ish-guvernatori i Florida, ka shpenzuar një shumë parash për fushatën, por nuk arriti të të ketë ndikim tek zgjedhësit, raporton BBC.