Xhaxhai i Aleks Nikës, të vrarë në 21 janar 2011, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK.
Mësohet se Mark Nika i ka kërkuar Alitn Dumanit të tërheqë dosjen e katër vrasjeve dhe ngjarja e rëndë kriminale të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
“Ne si familje nuk kemi besim tek Prokuroria e Tiranës ndaj audio-përgjimin mund t’ua dorëzojmë vetëm juve. Ne kërkojmë që dosja të hetohet nga SPAK ndaj duam që ju të tërhiqni dosjen” – mësohet të ketë thënë Nika.
/a.r