Fatos Lubonja i ftuar në “Open” ka folur lidhur me protestën e 21 janarit e cila përfundoi në një tragjedi me katër të vrarë.
12 vite pas nga ajo tragjedi, Lubonja vazhdon e mbron vrasjet. Ai shprehet se në protestë kishte edhe persona të cilët ishin përgatitur për të krijuar tensione. Sipas tij, drejtësia duhet të hetojë edhe këtë pistë.
“Aty kishte vërtetë një protestë socialistësh, por në krye kishte një 300-she “petritësh” me shkopinj e leva që ishin protagonistët kryesorë. Këta e bënë.
Drejtësia dhe gazetaria duhet t’i hetojë të dyja, ndodhi ajo që ndodhi dhe u harrua pjesa tjetër.
Sali Berisha të lejonte që të digjej pak kati i parë politikisht, dhe pastaj i ngelej e gjithë pesha opzitës.
Aty pati një goditje dhe u largua vëmendja dhe përgjegjësia nga opozita që kishin këta që i çove dhe i përdore mish për top këta protestues”, tha Lubonja.
/a.r