Sipas Kreshnik Spahiut, nëse 4 kufoma nuk konsiderohen provë, atëherë është e vështirë që të konsiderohen provë 4 përgjime.
Spahiu u shpreh se do të kemi përgjime të tjera. Ai tha se edhe nëse nuk ka prova që drejtpërdrejt ka urdhëruar Berisha për vrasjen, ka prova që Berisha me gjithë mekanizmin e tij ka tentuar të mbulojë vrasjen.
“Sepse nuk ka lejuar oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët që të këqyrnin vendin e ngjarjes atë ditë. Pra, nuk është mundësuar që brenda 24 orësh të këqyret vendi i ngjarjes. Berisha pengoi ndalimin e urdhërit të ndalimit për 6 ushtarakët e lartë që nxori Ina Rama. Së treti, vetë Berisha në kryeministri pengoi dhe fshiu serverat dhe kamerat e kryeministrisë. Së katërti është manipuluar arma e kryetarit të gardës sepse është ndërruar shuli dhe kjo është e provuar. Asnjërën nga këto që po të them nuk i ke në dosje. Së pesti është tentuar që të ngrihet një alibi mediatike nëpërmjet mjeteve të Berishës që vrasjet u bënë nga vetë turma me çadra pistoletë, me thika me helm, i ke me deklaratë të Berishës, pra Berisha ngriti një mekanizëm për ta mbuluar vrasjen. U shpallën institucionet e shtetit nën hetim dhe në komision hetimor. Së shtati u tentuan të manipulohen familjarët që të tërhiqeshin nga kallëzimi, prokurorët u sulmuan shumë ashpër,” – deklaroi juristi Spahiu.
/s.f