Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pikërisht në këtë ditë është vendosur që të prezantohet nisma më e re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”. Siç shkruan kreu i qeverisë qëllimi do të jetë mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe brez pas brezi.
“Dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Konkursi do të zhvillohet midis klasave të nënta nga të gjitha shkollat e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar. Faza e dytë do të transmetohet në televizionin publik në 13 episode dhe 1 finale të madhe.
/a.r
…….megjithëse shumë e vonuar, përseri ka shumë vlera ky konkurim, mbasi kemi regres masiv të rinisë për njohjen dhe kultivimin e shqipes së folur apo të shkruajtur…..
Bëjnë sikur flasin ndonjë gjuhë të huaj, me një diksion alla katund me parfum, përzier me erë lope bio, duke na shitur mënd se janë të kulturuar, nderkohë, gjuhën shqipe, as nuk e flasin dhe as nuk dijnë ta shkruajnë.
Lëre pastaj tabelat e dyqaneve, marketeve etj. që janë të shkruajtura në të gjitha gjuhet e botes, por në shqip rralë se gjen.