Ishi-presidenti Bamir Topi tha se nuk mund ta komentojë deklaratën e Ulsi Manjës për 21 janarin pasi nuk është gazetar.
Topi tha në emisioin “Drejt” se që në vitin 2013 ka kërkuar që të rikthehet gjyqi politik për 21 janarin dhe politika nuk mund të godasë institucionet.
“Nuk jam opinionist apo gazetar në këtë çështje ndaj nuk mund të komentoj diçka të tillë. Që në vitin 2013 kam kërkuar që të rikthehet gjyqi politik për 21 janarin. Kjo është një defekt shumë i fortë kur bëhet fjalë për institucionet, kur kërkohet një gjyq politik për ta cuar drejtësinë deri në fund. Ngjarja e 2 prillit në Shkodër me 4 të vrarë, po ashtu edhe në 21 janar dhe politika nxiton të thotë autorët, pse?
Po të flasim për politikën dhe maturimin e saj duhet bërë një emision vetëm për këtë dhe për të treguar se si është e konceptuar. Dhe këtu kthehemi sërish tek gjyqi politik për të mbrojtur institucionet, pasi kemi vetëm një palë që shihet, ku vetëm politika sulmon institucionet dhe këto nuk kanë mundësi të sulmojnë politikën.
Institucionet e drejtësisë kanë të drejtën ekskluzive për tu marrë me këto. Por unë e kam me politikën, pasi pas vitit 2013 socialistët nuk janë marrë fare me këtë çështje”, deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.
Kujtojme se Berisha e quajti Bamir Topin, presidentin e asaj kohe nje “horr bulevardi” dhe kreun e “puçit” per rrezimin e tij nga pushteti./m.j