Me festë dhe protestë do të shënohet përvjetori i tetë i shpalljes së Pavarësisë, shkruan “Koha Ditore”. Për herë të parë, që prej vitit 2008, kur Kosova deklaroi Pavarësinë, 17 shkurti nuk do të shoqërohet vetëm me paradën dhe tingujt e orkestrës së Forcës së Sigurisë të Kosovës. Pikërisht në këtë ditë opozita ka thirrur protestë mbarëpopullore me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë dhe anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kjo ka bërë që të gjitha aktivitetet e Qeverisë në sheshet kryesore të Prishtinës të kryhen para orës 14:00, kur edhe nis protesta.