Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese propozimin e tij për një ndryshim në ligj. Braçe kërkon që grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.
“Do rregullojë tregun. Kemi një problem të madh, nuk është gjithë sistemi i grumbullimit infomal, ka kompani që punojnë drejt. Kanë marrë mbi veten edhe koston që i kemi ngarkuar ne me sistemin fiskal që kemi bërë. Konkurrohen padrejtësisht nga kompani që punojnë thjesht me produktet e bujkut. Paratë i kthejnë kur kanë mundësi, kur dëshirojnë, duke pasur parasysh një bujk që s’ka asnjë instrument në dorë, as faturë për të kërkuar paranë e vet”, tha Braçe.
Propozimi i Braçes ka marrë dakordësinë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë. Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote tha se ky është një problem që duhet zgjidhur.
Bujqësia dhe fermerët kanë filluar të rajonizohen, të rriten. Problem që sot haset në të gjithë sektorin që e njoh mirë. Duhet zgjidhur dhe duhet ndërhyrë. Nuk heq dot asgjë nga ato që tha Brace. Fermeri që është më nipt lidh kontratë paraprake, por afati dhe mënyra e likuiditetit ka vonuar dhe prish hallkën. Nëse s’prodhon fermeri magazina kthehet në kufomë. Kjo simbiozë duhet të zgjidhet nga shteti. Problem që haset sot në bujqësi.
Kompanitë e grumbulluesve duhet të shikohen, ta ndërtojnë punën në mënyrë të tillë që mos të krijojnë probleme. Nëse nuk ja japin në kohë likuiditetin, nuk mbjell dot. Hapi jonë dhe akumulimi që kanë fermerët tanë nuk është shumë i madhe”, tha Kote.
/s.f