Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për të dytën herë aktet në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidenti Bujar Nishani, Genci Hickës dhe Gerson Tafës, të cilët akuzohen për korrupsion.
Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për dy mjekët Kostandin Balloma dhe Besim Boçit, të një klinike private, ndërkohë që GJKKO, ka kërkuar të merren të pandehur edhe këta dy të fundit.
Në janar 2020, mjeku Kostandin Balloma ka kallëzuar në Spak 3 inspektorë, përfshirë edhe vëllain e ish-presidentit, Ilir Nishani, pasi pretendon se ata i kanë kërkuar 300 mijë lekë, për të mos vendosur gjobë për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.
Këta të fundit janë personat të cilët dhanë paratë, por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët.
Në këto kushte, gjykata kërkon që edhe mjekët të merren të pandehur, pasi edhe ata e kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit Aktiv”.
/s.f