Anëtarë të Shoqërisë Civile kanë prishur rrethimin në kodrat e liqenit artificial. Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aty do të ndërtohej një park lojërash për fëmijë. Pas bërjes publike nga ana e opozitës më 14 shkurt, Veliaj tha se aty nuk do të bëhet pallat, por një park për 200 mijë fëmijët e kryeqytetit.
Kryebashkiaku sqaroi edhe për çështjen e pemëve, duke thënë se do të zhvendosen vetëm tre dhe do të mbillen tre mijë të tjera.
Kjo nuk ka qenë bindëse për aktivistët, të cilët pak minuta më parë kanë shkuar atje dhe kanë shembur rrethimin, duke e quajtur krim ndaj qytetit.