Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, argumenton se vendet e Europës Jugore janë akuzuar padrejtësisht i vendet më të korruptuara. Përmes një interviste ai tregon me fakte se në fakt janë pikërisht vendet e industralizuara të pjesës veriore të Europës ato që kanë dëshmuar se kanë kryer aktet më të mëdha korruptive e skandale si ai më i fundit, Qatargate.
“Grekët, italianët dhe Mesdheu janë quajtur nga vendet në veri të Europës si vendet më të korruptuara dhe ne e kemi pranuar këtë gjë. Nuk ka dyshim se ka korrupsion në Europën Jugore, po është korrupsion i përmasave të vogla. Ndërsa në veri praktikojnë korrupsionin e nivelit të lartë. Ja disa shembuj: “Siemens”, 20 vjet më parë. Ishte FBI që zbuloi se në këtë megaskandal u përfshinë qindra në mos mijëra politikanë në Europë. E njëjta gjë me Novartis, Volksëagen, Audi, Mercedes Benz me “Dieselgate”. Ne nuk e kemi këtë teknologji,” shprehet Yanis Varoufakis./m.j
Yanis Varoufakis explains why the idea that Southern Europe is more corrupt than the richer, Northern part of the continent is a myth. pic.twitter.com/TmYreL6XHv
— DiEM25 (@DiEM_25) January 20, 2023