Kombëtarja e futbollit te femrave do të zhvillojë të mërkurën më datë 17 shkurt, në orën 14.00 stadiumin “Elbasan Arena”, një ndeshje miqësore me skuadrën kombëtare të Kosovës.
Ky takim do të zhvillohet pikërisht në një ditë historike, ate të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndeshja do të ketë edhe vlera teknike për shkak se do të jetë një test për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve. Kjo më tepër i shërben ekipit të trajnerit Altin Rraklli, pasi më 4 mars skuadra e tij do të luajë në “Elbasan Arena” ndeshjen e radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian “Hollandë 2017” kundër Ukrainës.