Kryeministri Edi Rama ka uruar skiatoren Lara Colturi për fitoren në Austri, e cila zuri vendin e parë në garën e Super G për moshën 21-vjeçare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka shkruar se 16 vjeçarja italiane, me nënshtetësi shqiptare, i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski.
“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski.”, shkruan Rama.
Lara Colturi shkroi historinë e sportit shqiptar duke u shpallur kampione bote për të reja në ski. 16 vjeçarja italiane dominoi në disiplinën Super G në pistën e Saint Anton të Austrisë duke lënë pas zviceranen Stefanie Grob dhe italianen Alice Calaba duke triumfuar midis 37 konkurrenteve.
/e.d