Një deklaratë të fortë ka bërë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, ku tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.
“Mendoj se ka rëndësi që të mbajmë në mend dhe të jemi realistë dhe të kuptojmë që diçka kaq radikale sa reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur. Është si të thuash që një vrapues duhet ta nisë nga maratona. Nuk fillohet aty. Po e bëre, do dështosh. Duhet të ndërtosh forcën. Dhe ajo që shohim në statistika, në rezultatet reale që shihni nga SPAK dhe vende të tjera, është se ata që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar, ata që vjedhin nga qeveria, nga populli, nga Shtetet e Bashkuara, po fillojnë të përballen me drejtësinë. Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Dhe kur thua se asgjë s’ka ndodhur…”.
(…) Puna dhe detyra jonë është të themi se duhet të ketë sundim të ligjit në këtë vend; që është koha që pandëshkueshmëria të marrë fund. Dhe besojmë se reforma në drejtësi po fillon të japë rezultate. Edhe një herë, shikoni faktet. Mos u shpërqendroni nga propaganda nga të gjitha anët. Ka disa njerëz që duan që ju të beson ise reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur. Ndaj injorojnë faktet dhe thonë se asgjë s’ka ndodhur kështu që është okay të thuash se s’do ndodhë gjë.
(…)Por faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.
Zonja Kim, ju kuptoj plotesisht për rolin tuaj diplomatik në mënyrën e të shprehurit,,por me ne shqiptaret, fjalët e shumta, fillojnë e zbehen, dhe nuk kamë më efekt, bile, bile, krijojnë në ndonjë moment, edhe efekt të kundert, në se këto fjalë nuk lidhen “me vepra” siç i themi këtej nga anët tona.
Konkretisht, në se nuk fillon goditja e krimit dhe vendosja e drejtësisë nga RRADHA NJË, KARRIKJA NJË, që janë SALI BERISHA & bijtë dhe ILIR META & MONIKA KRYEMADHI, mos u lodh kot të na mbushësh mëndjen.
Numerimi fillon nga numeri “1” e pastaj me rradhe. Nuk fillon drejtesia nga numëri 999,,,,,,,.
Ok ?
Deri tashti, jeni marre me cironka, dhe peshq tigani, ndersa me peshqit e zgares apo të hellit, nuk keni filluar akoma. Lëre pastaj për peshkaqenët, sinagridhet, apo oktapodhët që jeni jo betëm larg, por as në mënd nuk e keni.
Ju,përshendes.