Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi.
Kreu i shtetit ka përcjellë ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe kolegët e Kalos si dhe studentët që e kishin si model profesional.
Statusi i Bajram Begajt
Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos.
Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua.
Të qoftë dheu i lehtë Profesor!
/e.d