Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për tentativë vrasje në vitin 2021.
Ata akuzohen nga autoritetet shqiptare për armëmbajtje pa leje, posedim të lëndëve plasëse dhe pastrim parash. Njëkohësisht dy shqiptarët po hetoheshin edhe në Spanjë për disa vepra penale.
Sipas mediave spanjolle, shqiptarët u arrestuan njëri në Madrid e tjetri në Barcelonë. Ky i fundit u prangos sapo zbriti në aeroport nga një udhëtim nga Turqia. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 3 armë zjarri, 2 silenciatorë dhe gëzhoja të fshehura mes rrobave.
Ndërsa shqiptari tjetër u arrestua në qendër të Madridit. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri dhe po hetohej në Spanjë për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.
/a.r
Detenidos 2 fugitivos que habían huido de #Albania acusados de los delitos de tenencia de armas, tenencia de explosivos y blanqueo de capitales
A ambos les constaban órdenes de búsqueda internacional y planeaban asesinar a miembros de una organización criminal rival pic.twitter.com/1dX6COGUc2— Policía Nacional (@policia) January 19, 2023