Lirohet nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç, vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare të pretenduara se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës, Kleanthi Laçi.
Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48-orarshit, pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar.
Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme të rënda mësuesit Kleanthi Laçi.
Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.
/a.r