Një burrë iranian është dënuar me tetë vjet burg pasi i preu kokën gruas së tij në shkurt të vitit 2022 dhe më pas eci me kokën e saj nëpër rrugë .
17-vjeçarja Mona Heydari u vra në shkurt të vitit 2022 nga bashkëshorti i saj, i cili e akuzoi për tradhti bashkëshortore, dhe kunati i saj në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në Iranin jugperëndimor .
Videoja që tregon burrin duke ecur në rrugë duke buzëqeshur, duke mbajtur kokën ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Iran.
Sot, zëdhënësi i gjyqësorit, Massoud Setagyesi, u tha gazetarëve se prindërit e Monës e kishin “falur” vrasësin e saj Sazad Heydarnawa.
“Burri u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje me dashje të një gruaje myslimane dhe me tetë muaj për abuzim. I akuzuari nuk ka të drejtë të kundërshtojë dënimin dhe vendimi është i formës së prerë”, tha ai.
“I pandehuri i dytë, Heydar Heydarnava, u dënua me 45 muaj burg për bashkëpunim në vrasje”, vuri në dukje Setagyesi.
Sipas mediave iraniane, Mona ishte vetëm 12 vjeçe kur u martua me burrin që më pas e grabiti dhe nënë e një djali 3-vjeçar kur u vra.
17-vjeçarja kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit të të shoqit, por të afërmit e saj e detyruan të kthehej në Iran./m.j
An Iranian man grinned as he walked the streets clutching the severed head of his 17-year-old wife whom he decapitated in an “honor killing,”.
Sajjad Heydari strolled throughAhvaz, in Khuzestan, on Saturday with Mona Heydari’s head in one hand and a blade in the other. pic.twitter.com/o26CxhCBDB
— Nina Aouilk (@ninaaouilk) February 27, 2022