Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.
Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.
Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi, raporton Top Channel.
Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit, ku niveli rritet dhe më shumë kur ka reshje shiu, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve./m.j