Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, përgjatë aksit Elbasan-Cërrik.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është një grua, ende e paidentifikuar.
Ende nuk dihet shkaku, ndërkohë që priten palombarët për nxjerrjen e trupit.
Familjarët e kanë denoncuar mbrëmë zhdukjen e saj. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
/s.f