Nga 10 mijë e 720 nënshtetësi të reja të lëshuara nga Bullgaria gjatë vitit 2015, gati gjysma e tyre që u pajisën me pasaportë bullgare ishin nga Maqedonia. Kriza e identitetit vazhdon ta cënojë shtetin fqinj Maqedoninë. Për vite me radhë maqedonasit, kanë vazhduar të marrin nënshtetësi maqedonase. Një pjesë e madhe për përfitim mundësie të lëvizjes dhe gjetje të punës nëpër vende të BE-së, por edhe një pjesë tjetër jo e vogël për faktin se vlersojnë se kombësia e tyre e vërtetë është ajo bullgare, transmeton lajmi.net.
Sipas të dhënave të publikuara nga administrata bullgare, gjatë vitit 2015 nga 10 mijë e 720 persona që kanë marrë nënshtetësi të Bullgarisë, 4315 kanë qenë nga Maqdonia. Përveç maqedonasve, pjesa tjetër në krye të top dhjetëshes, janë ukrainasit me 1456 veta, Moldavia me 1453, Serbia (580), Rusia (551), Izraeli (395), Shqipëria (331), Turqi (281), Vietnami (73 ) dhe Libani (45). Shtetësi bullgare edhe kosovarët, edhe pse në numër të vogël krahasuar me të tjerët. Gjatë vitit të kaluar janë vetëm shtatë kosovarë që janë pajisur me nënshtetësi bullgare.