Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Këta persona i morën nëpërmjet falsifikimeve një tokë prej 5000 m² në Durrës dhe e përvetësuan.
Të arrestuarit janë A.I. 60 vjeç ish-juristi i Hipotekës Durrës, Z.D. 72 vjeç dhe F.I. 68 vjeç.
Ndaj tyre gjykata ka vendosur arrest në burg për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve i kryer në bashkëpunim.
Këta persona kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një qytetari, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/s.f