Policia e Tepelenës ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar të fiskulturës Kleanthi Laçi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
I ndaluari është 29-vjeçari me iniciale A.G., i cili akuzohet për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe vetëgjyqësi.
Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij.
Po kështu është ndaluar edhe vetë mësuesi 59-vjeçar. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Ai akuzohet për ngacmim seksual dhe kallëzim i rremë.
Ndalimi i mësuesit u bë pas kallëzimeve të bëra për rastet.
Mësohet se 29-vjeçari i ndaluar për dhunën ndaj mësuesit është vëllai i njërës prej nxënëseve që dyshohet se janë ngacmuar seksualisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore.
/a.r