Një 47 vjeçare shqiptare po merret në pyetje nga autoritetet greke, pasi dyshohet se është përfshirë në vdekjen e një kontabilisti grek.
Sipas raportimit të medieve greke, 50 vjeçari u gjet i varur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tij në Moschato por ajo që në dukje ngjante vetëvrasje kishte shumë pika të dyshimta.
Kamerat e sigurisë kishin fiksuar një grua e cila kishte mbërritur në banesën e tij pak para se të ndodhte ngjarja. Gruaja me origjinë shqiptare ka deklaruar në polici se 50 vjeçari i kishte rreth 200 mijë euro borxh dhe se ata njiheshin prej 10 vitesh.
Të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek ai kanë shkuar në zyrën e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur atë. Gruaja u pohoi oficerëve se në takimin e saj të fundit me kontabilistin ai kishte qenë i dëshpëruar pasi nuk kishte ku të gjente paratë e marra borxh nga investitorët.Sipas 47-vjeçares gjatë takimt ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, 50-vjeçari ka marrë një kordon dhe ka kërcënuar se do vriste veten.
“Nuk duroj dot më, do vras veten”-i ka thënë ai gruas.
Më pas ajo i kishte tëhequr një karrige pranë duke e nxitur 50 vjeçarin t’i jepte fund jetës së tij.
“E ndihmova, i shtyva karrigen ”, ka thënë ajo.Tashmë Policia po heton nëse 50 vjeçari ka patur mosmarrëveshje financiare me gruan shqiptare dhe nga ana tjetër nëse ka pasur një person të tretë në apartament ne Moschato, ku ndodhi ngjarja./m.j