Deklarata tronditëse pas ndarjes nga jeta të Gianluca Vialli. Ish-futbollisti, Dino Baggio, i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rreth substancave që sportistët kanë përdorur në vitet ’90 dhe rreth pasojave që ato mund të kenë në shëndetin e tyre.
Fjalët e ish-mesfushorit të Torinos, Inter, Juventus, Parma, Lazio dhe përfaqësueses italiane janë një kambanë alarmi përtej Adriatikut.
“Vialli u nda nga jeta shumë shpejt. Duhet të nisin hetimet për substancat që kemi përdorur në atë periudhë. Doping ka ekzistuar gjithmonë. Duhet të kuptojmë nëse disa suplemente na kanë ndikuar për keq me kalimin e kohës. Unë kam frikë, sepse po u ndodh shumë futbollistëve. Nuk e di nëse tragjeditë kanë lidhje me këtë që po them, por doping ka ekzistuar gjithmonë. Nuk kemi përdorur kurrë substanca të çuditshme, por duhet vlerësuar nëse disa suplementetë dëmtojnë. A qëndrojnë në trup apo largohen”, tha Baggio.
Deklarata e Dino Baggio konfirmon frikën e një numri të madh lojtarësh të asaj epoke. Zërat dhe frika rreth substancave të përdorura, qarkullojnë prej kohësh në Itali. Disa ish-lojtarë janë diagnostikuar me sëmundje, teksa ankthi është shtuar pas ndarjeve nga jeta të Mihajloviç dhe Vialli-t.
/a.r