Igli Tare e ka pranuar se kanë gabuar që nuk e kanë shitur Felipe Andersonin.
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli tare ka folur për mos shitjen e sulmuesit brazilian, Felipe Anderson, për të cilin refuzuan 50 milionë euro.
Ai tha se, ndoshta ata gabuan, pasi me ato para do ë mund të transferonin disa lojtarë shumë të mirë, por qëllimi i skuadrës ishte që të luanin me lojtarët e njëjtë.
“Unë e kuptoj që nëse do të shisnim ndonjë lojtar, mund të investonim në prurje të reja për të përforcuar skuadrën. Ndoshta kemi gabuar që nuk e kemi shituar Andersonin”, tha Tare për Corriere dello Sport.
“Por, ideja jonë ishte që të mos e shisnim Andersonin për50 milionë euro, sepse ne deshëm të vazhdojmë projektin me lojtarë të njëjtë”.
Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United ishin skuadrat e interesuara për Andersonin, e për të cilin kishin ofruar 50 milionë euro.