Një mësues fizkulture në Tepelenë ka rënë pre e dhunës mbrëmjen e kësaj të hëne.
Mësohet se Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar në rrethana të paqarta.
Ai është thirrur nga 3 persona të cilët kanë dashur që “ta sqarojnë” dhe më pas e kanë dhunuar. Mësuesi ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe në bark.
Ai është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve./m.j