Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, deputete e Partisë Socialdemokrate (SPD), i ka dorëzuar sot dorëheqjen kancelarit Olaf Scholz.
Lambrecht ka qenë disa herë në qendër të kritikave. Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmës së fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me i veçantë, me takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm.
Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.
/s.f