Televizioni suedez, SVT, ka publikuar pamje të skenës së festivalit europian, i cili do të zhvillohet në maj në Stokholm.
Skenografë janë Frida Arvidsson dhe Viktor, të njëjtët që bënë edhe skenën e vitit 2013 në Malmoe.
Për skenografi është përdorur drita si element kryesor dhe skena duket shumë lehtë e manovrueshme për këngëtarët. Krijuesit thonë se duket e magjishme, ka plot ngjyra dhe se LED-i në prapavijë rrezaton.
Gjithashtu, po provohet të luhet edhe me iluzionet optike dhe pjesën ku këngëtarët performojnë.