Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e makinës dhe të riut që ka rënë mëngjesin e sotëm në lumin Seman.
Në ndihmë të grupit të polumbarëve, duke parë edhe kushtet e vështira për kërkim ka ardhur një varkë, e cila do përdoret për të ndihmuar grupin e polumbarëve për kërkimin e mjetit.
Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit. Poshtë urës janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, çka përforcojnë dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.
/a.r