Mijëra vetë protestuan në 3 qytetet kryesore të Izraelit, kundër planit për reformën në sistemin gjyqësor, të njoftuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu, me organizatorët që e akuzojnë atë për minim të ligjit dhe demokracisë, disa javë pas rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë.
I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit.
Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.
Me presidentin e vendit, Isaac Herzog që i bëri thirrje politikës që të ulë tonet për këtë debat, organizatorët e protestës, që ndër të tjera u mbajt në një fundjavë me shi e temperatura të acarta, thanë se këto demonstrata, që do të vijojnë, janë shenjë e unitetit kombëtar.
Sipas mediave izraelite, numri i protestuesve në shesh këtë fundjavë, ishte më shumë se 80 mijë, në Haifa dhe Jeruzalem.
Po mediat vendase, publikuan edhe sondazhe me opinionin e qytetarëve për këtë reformë në sistemin e drejtësisë, sipas të cilave 53% e kundërshtojnë një reformim të saj. Por edhe vetë mediat janë të ndara, me një pjesë që flasin për mbështetje të qeverisë e një pjesë kundër saj.
/a.r