Eranda Dishani është një vajzë nga Vlora e diplomuar për mësuesi por që punon shofere autobusi në një agjenci udhëtimesh.
Pavarësisht diplomës, ajo zbuloi se pasioni i saj është në rrugë e jo në klasë, ndaj nisi eksperiencën e saj ne drejtimin e mjetit në linjat ndërkombëtare.
33-vjeçarja, Eranda Dishani ka arritur të thyejë tabunë. Prej më shumë se një muaji ajo drejton autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali.
Erandën Report TV e takoi në portin e Vlorës, teksa zbarkon me autobus nga trageti. Po kthehet nga një udhëtim i gjatë prej 1300 kilometrash.
Jeni e vetmja vajzë që bëni linja të gjata, a është e lodhshme?
“Fare! Më mirë të rri në timon se në sendilje. Ndihem krenare për punën time Makinën e vogël ka vite që e ngas, ndërsa më pas mora patentën për kamion dhe autobus. E ndjej veten të zonjën në këtë punë”, thotë ajo.
Impresionet e udhëtimit me Erandën na i rrëfejnë dhe pasagjerët.
“Shumë e vëmendshme, e pashë me sy kritik dhe s’bëri asnjë gabim gjatë gjithë rrugës”, tha një pasagjer.
Si e kanë pritur prindërit tuaj?
A ndiheni e paragjykuar?
Eranda Dishani na tregon se është diplomuar për mësuesi, por më vonë zbuloi pasionin e saj për të drejtuar autobusë e kamionë. Ajo është ndër të rrallat vajza që transporton pasagjerë në linjat ndërkombëtare.
A ka gra të tjera në linjat ndërkombëtare?
“Jo s’ka jam e vetmja dhe jam krenare që bëj këtë punë. Puna nuk është turp! Unë kam mbaruar ciklin e ulët dhe vetëm 5 muaj punova mësuese e më pas thashë s’jam për këtë punë. Puna më e mirë për mua është kjo. Më jep adrenalinë”, tha Dishani.
33-vjeçarja nga Vlora është e dashuruar me punën e saj dhe nuk i trembet rrugëve të gjatë, udhëton tre herë në javë drejt Milanos./m.j