Një kënd lojërash për fëmijë por edhe të rinjtë dhe do të ndërtohet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar se për realizimin e këtij projekti do të ketë 10 ndërhyrje, ku parashikohet të zhvendosen vetëm disa pemë të sëmura, për tu mbjellë më tej 3 mijë pemë të reja.
Për këtë projekt pati reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në rrjetet sociale të cilat ngritën zërin për prerje të pemëve në mënyrë të “fshehtë” nga ana e Bashkisë. Ndaj Veliaj ka sqaruar se projekti është prezantuar prej tij në mesin e qytetarëve.
“Për ata që bërtasin ne po bëjmë Tiranën të jetueshme. Do zhvendosim 3 pemë, mbjellim 3 mijë të reja. Për fëmijët do ketë hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll. Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret. Kjo histeri kolektve shuhet pas daljes së projektit. Ne do zhvendosim disa pemë, për pemët e sëmura që mund t’i bien dikujt ato pemë priten me kujdes. Do zhvendosim 3 peme dhe do mbjellim 3 mijë pemë të reja.
Opozita e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë te kategoria që Liqenin e shijojnë për shën Valentin. U themi që ne vijmë përditë nga liqeni sepse këtu po ndodh një mrekulli. Vaj medet po mos të kishim Shën Valentin se opozita nuk do të dilte nga Liqeni. Kam qenë me qytetarët kur prezantuam projektin. Unë punoj me njerëz që e duan Tiranën çdo ditë jo ad hoc. Nuk politizohet çdo vepër e mirë për të krijuar histeri. Unë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy botëkuptime të ndryshme”, – u shpreh Veliaj.
Këndi i lojërave parashikon hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll, dhe një mini-tren që shëtit nëpër park.
“Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret“, përfundoi kryebashkiaku Erion Veliaj.
Parku I liqenit nuk duhet kthyer ne fusha sporti,,,Ai eshte e vetmja pjese e gjelbert e qytetit qe thjesht duhet mbrojtur dhe mundesisht duhet rigjalleruar duke mbjelle peme…Cdo justifikim tjeter eshte thjesht abuzim ,,Fushat e sportit duhet te ndertohen ne lagjet e Tiranes dhe jo te parku I liqenit..Uroj qe Veliaj mos te ndjeke rrugen e Bashes,,,dhe t behet I mosbesueshem I pd-ja.Dhe per me teper, pse askush nuk kujtohet te heqe lokalet qe jane Brenda parkut(dias u ndertuan ne Kohen e Brojkes, te tjere kur ishte Rama dhe Basha kryetar bashkie) ,,,Thejst prishen kioska te fukarenjve dhe keto locale qe I kane zene frymen parkut si prek njeri