Qindra fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, banor i Big Brother Albania, u mblodhën sot në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar.
Produksioni i futi brenda në dhomën e ndejes të gjithë banorët dhe mbyllën dyer e perde si dhe vendosi muzikë të lartë që konkurrentë të mos kuptonin se çfarë po ndodhte jashtë.
Mirëpo si duket këtë “hile” të produksionit e ka kuptuar vetë Luizi, i cili shihet në tryezë teksa thotë se jashtë po mbahen protesta.
“Protesta, do ketë protesta jashtë, bëhet nami. S’duan që t’i dëgjojmë” dëgjohet t’i thotë Luizi Teas./m.j