Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se KQZ pas administrimit të informacionit në lidhej me zgjedhjet lokale të 14 majit, ka konkluduar se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.
Në një postim në Facebook, Celibashi u shpreh se nga këto bashki kërkohet të merren masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimeve si dhe të dërgojnë në rrugë elektronike hartat e qendrave të votimit.
Postimi i plotë:
Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës #14MAJ2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.
Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: ve*****@kq*.al/m.j