Deputetja Sorina Koti në një intervistë për Euronews Albania, e cilësoi të kompikuar situatën lidhur me nismën për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit të PD.
Koti u shpreh se për t’u bërë kryetar grupi, Ervin Salinajit i nevojiten 17 deputetë, por përjashtimi nga grupi i 4 deputetëve demokratë, e komplikon më tej situatën një PD.
“Në dijeninë time duhet, në mos gaboj, të jenë 17 vota. Duke pasur parasysh që katër kolegët nuk janë tashmë pjesë e Grupit Parlamentar dhe nuk kanë të drejtë për të firmosur për shkarkimin e zoti Alibeaj. Kemi edhe një pjesë të kolegëve të tjerë të cilët bëjnë pjesë në grupe të tjera parlamentare siç është PR. Nuk jemi të gjithë deputetët e PD-së që kemi dalë në logon e PD në Grupin Parlamentar, jemi pak të shpërndarë”, theksoi ajo.
Deputetja e PD-së zbulon skenarin: Salianji po lobon me deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti thotë se Ervin Salianji po lobon me deputetët demokratë për bashkimin e Grupit Parlamentar të kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se Salianji është aktualisht nën kryetar i grupit dhe mund të gjejë një zgjidhje.
“Zoti Salianji është duke lobuar me deputetët për t’iu ofruar komprimisin e bashkimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të hequr këtë ngërç që na ka kapur në këto momente. Ndoshta është një zgjidhje, sepse e ka pozicionin e nën kryetarit.
Ne kemi pasur Kryesinë e Grupit Parlamentar, që ka gati një vit që nuk funksionon më. Ne nuk thirreshim më nga kryetari i grupit për të diskutuar për çështjet tona të brendshme. Zoti Salianji mund të ishte një zgjidhje e mundshme. Këtu bëhet fjalë vetëm për kryesimin e Grupit Parlamentar për deputetët të cilët janë ende me logon e PD-së”, theksoi ajo./m.j