Doni të dini si manipulohet publiku? Hapni televiziorin dhe shikoni Big Brother Albania VIP, një shou që ia kalon çdo telenovela meksikane apo turke dhe po çmend shqiptarët.
Vjet i çmendën me çiftin Donald-Triksa, që sa dolën nga loja ku i kishin future, u ndanë direkt dhe vazhduan jetën si më parë.
Këtë vit kanë vendosur të krijojnë një tjetër çift: Luiz Ejllin, me të cilin e bënë dramë fare, pasi e bënë dhe të sëmurë rëndë dhe po vdiste, dhe modelen Kiara Tito.
Gjithë shou është përqendruar tek ata të dy dhe duan t’i lidhin me patjetër.
Por kjo natyrisht është sa për shou, pasi siç zbulon gazetarja Desara Karaiskaj, Kiara Tito ka të dashur jashtë shtëpisë dhe po e pret.
“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë.
Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.
Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “okey” ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, se po e pret ai tipi përjashta” shprehet Dasara Karaiskaj./ Tema
/e.d