Ministrja e Bujqësisë Grida Krifca është shprehur se eksportet bujqësore janë rritur mbi gjysmë miliardi lekë.
Në një dalje për mediat ajo tha se ka një rritje në vlerë prej18.1% dhe 15,6 % në sasi.
“Konkretisht kemi një rritje prej 18,1% në vlerë krahasuar me vitin 2021 ne kemi një rritje prej 15.6%nësasi krahasuar me vitin 2021. Kemipunua rnë vështirësi. Synojmë të arrijmë tregje ndërkombëtare të sofistikuara.
Nuk është e lehtë t’i çosh këto produkte në tregje, por ia kemi dalë që raportin import-eksport ta përmirësojmë nga 1/3 në1/2.85 në 2022. Struktura e eksportove ka pësuar një përmirësim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar që ne e kemi synim. Rritja e eksporteve në vlerë ka si burim dhe çmimin e rritur të produktit të papërpunuar për ato produkte me cilësi dhe avantazhe konkurruese.”- tha ajo.