Personi që shihni në foto është Pëllumb Shpati, të cilit i vendosën tritol në banesë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesën e tij si edhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, teksa shkak për vendosje ne lëndës plasësse paraprakisht dyshohet të jetë detyra e Shpatit.
/e.d