WhatsApp po përgatit një opsion të ri për fotot dhe mund të jetë shumë i dobishëm. Aplikacioni po shton një risi në të, por është krejtësisht e njëjtë me një opsion automatik në iPhone.
Sipas WABetaInfo, po punohet që të jetë e mundur përftimi i teksteve nga imazhet që mund të jetë e dobishme për dokumentacione, menu restorantesh, sinjale etj. Mjafton që përdoruesit të hapin foton që përmban tekst dhe të shohin për butonin që përzgjedh tekstin.
Në iOS 16 ky është një opsion automatik, ndërsa ata që përdorin Android dhe iPhone të modeleve të vjetra nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë risi.
/a.r