• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 Janari i dytë me listat e Saljanjit: Ethet e “betejës së re epike”

by Ylli Pata
12/01/2023 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Mësymja e vjetshme e 8 janarit, ku u desh të hynte policia për të ndarë palët në PD, nuk u zgjodh rastësisht si kohë. Kjo, ngaqë pas festave nis rigrumbullimi politik i grupeve parlamentare në Kuvend. Sali Berisha mund të bënte edhe vjet të gjithë këto lëvizje të erdhshme e tymuese që ka udhëhequr e organizuar që nga 6 marsi. Por si gjithmonë, doktori i pëlqen të kryejë punë shpejt e me zhurmë, për të shkaktuar frikë e terror përreth.

Dhuna e 8 janarit, çoi më pas me lëvizjen djallëzore të 6 marsit, si tentativë tjetër force, por këtë radhë, jo me leva e qysqi, por me një akt politik të pashembullt. Daljen kundër partisë së tij në zgjedhje lokale, ku vetëm në Shkodër arriti sukses, falë edhe aleancës së fortë me LSI-në e Agron Çelës atje.

Pas 6 marsit, një forcë politike normale do të kishte larë duart përfundimisht me një aktor politik, i cili ishte sjellë si kundërshtar në betejën kryesore që forcat politike zhvillojnë-zgjedhjet.

Mirëpo, çuditërisht 6 marsi solli një trazirë të madhe në kupolën e lartë të opozitës, që janë deputetët e Kuvendit. Ndodhi një tentativë kryengritje pallati për t’i marrë partinë jo vetëm Lulzim Bashës, por edhe kontrollin e opozitës. Në qendër të kësaj loje ishin Grida Duma dhe Ervin Saljanji, të cilët edhe udhëhoqën zhurmën e madhe për largimin e Bashës.

Më 14 mars, Lulzim Basha dha dorëheqjen, duke u kujdesur që edhe të mos e linte në vakuum partinë. Duke ju referuar statutit të PD-së, u caktua Enkelejd Alibeaj si njeriu regjent deri në zgjedhjen e reja.

Sali Berisha nga ana tjetër, refuzoi ftesën e Bashës për të bërë edhe ai një hap prapa që të kontribuonte në bashkimin e PD-së, por vijoi sulmin për të marrë sa më shumë pjesë të Partisë Demokratike.

Atë që ishte më thjeshtë; zaptimin e selisë dhe largimin nga zyrat të të gjithë atyre që shikonin si kundërshtarë e mbaroi shpejt.

Më pas tentoi të merrte strukturat e Partisë Demokratike, duke hapur procese votimi e zgjedhjeje, jashtë çdo konteksti, jashtë çdo rregulli, e zbatimi statuti. Këtu i hasi sharra në gozhdë, pasi strukturat më të rëndësishme të PD-së në bazë nuk pranuan t’i bashkohen Foltores.

Tentoi të ndërmarrë një lëvizje tjetër në verë, duke përdorur diversionin e një opozite më radikale, por s’ja doli dot. Më pas tentoi të marrë grupin parlamentar, ku dhe emëroi Luçiano Boçin si zëvendësues të Alibeajt, por sërish u tërhoq, pasi nuk kishte shumicën e grupit.

Pas zbythjes së vjeshtës, po e tenton sërish, duke përdorur një lojtar të post 6 marsit si Saljanji, e një grup deputetësh që thuajse janë material i gatshëm për zgjedhjet vendore, ngaqë synojnë të kandidojnë për kryebashkiakë në zona bastioni si Kamza apo Vau i Dejës.

Në thelb, kjo lojë është totalisht pa sens, kontekst, e natyrisht kundër çdo rregulli përfaqësimi politik. Drejtimi i grupit parlamentar, sidomos në një sistem proporcional ku kandidatët i zgjedh partia, është një funksion politik, që e zgjedhin strukturat më të larta të partisë.

Në rastin e PD-së, kryetarin e grupit parlamentar, që është posti i dytë pas kryetarit të partisë, e zgjedh Këshilli Kombëtar. Deputetët nuk e kanë këtë kompetencë, madje nuk e kanë edhe në Partinë Konservatore Britanike, ku deputetët kanë një rol të rëndësishëm në parti, edhe për faktin se ata zgjidhen direkt nga zgjedhësit, e jo nga kryesia e partisë në bazë të listës.

Tashmë është e qartë se grupet e interesit, vetë interesat, ambicjet, apo edhe shtytjet brenda PD-së janë shumë të vibruese e të mëdha. Mjafton shumë pak për të lëvizur e krijuar një ortek.

Gjithsesi, ka vetëm një qendër graviteti që është nën sulm; zyra reale e pushtetit të opozitës, çelësat e të cilit i mban Enkelejd Alibeaj. i cili njihet ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Përveç kësaj, kjo qendër pushteti ka edhe një pjesë të konsiderueshme të strukturave të Partisë Demokratike në bazë, të cilat i kanë rezistuar”revolucioneve të janarit”.

Gjasat janë që pikërisht nga kjo bazë do të ndërtohet një Parti Demokratike ndryshe nëse ndodh natyrisht, e shenjat e mundësitë janë aty. Por fakt është, se nëse ngrihet kjo PD e re, ajo do të mbështetet pikërisht mbi drejtuesit dhe aktivistët e strukturave të partisë në të gjitha degët e saj.

E si rrjedhim, shumica e deputetëve aktualë që janë fryt i një marrëveshje të tyre me ekuilibrin e vjetër Basha-Berisha para 25 prillit 2021, nuk do të jenë më sipas të gjitha gjasava. Ndaj po lëvizin; ose për t’i marrë Alibeajt partinë, ose për të bërë shantazh që të marrin një pazar. Deri më sot, Alibeaj nuk ja u ka dhënë këtë pazar, duket se nuk ka bërë marrëveshje me ta, ndaj edhe irritimi ndaj tij, është i madh. Pasi edhe komunikimi që bën kryetari i komanduar i partisë, duket se zhvillohet vetëm në mënyrë zyrtare e formale.

Po a mund t’ja marrin deputetët partinë Alibeajt? Gjasat janë që mund të bëjnë zhurmë në grup, por zyrtarizimi nuk është kaq i lehtë, pasi është një proces ligjor, ku në radhë të parë vlerë të madhe do të ketë vendimi i gjykatës. Paralelisht me të, edhe ndikojnë edhe baza reale e PD-së, si dhe ndërkombëtarët, që sipas gjasave do të thonë zërin e tyre.

Saljanji, duket se është më shumë një dash për të çarë portën që mban në zyrë Alibeajn, e atë dash, e mbajnë nga njëra anë Sali Berisha, e nga një anë Ilir Meta, i cili nuk lë ditë pa sulmuar deputetët e PD-së. Ngaqë atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse pjesa e terrenit të ri politik, pasi LSI-ja e tij i rrëshqiti nën këmbë…

Next Post
Kriza në PD dhe 14 maji/ Lesi: Nëse vula i jepet Alibeajt, Shkodra mund të fitohet nga PS! Durrësi e Elbasani, të diskutueshme

Kriza në PD dhe 14 maji/ Lesi: Nëse vula i jepet Alibeajt, Shkodra mund të fitohet nga PS! Durrësi e Elbasani, të diskutueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In