Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Partia Demokratike është shkak i vonimit për miratimi i ndryshimeve ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë.
Në një dalje për mediat pas konferencës së kryetarëve Balla tha se do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M.
Sipas tij, PD ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji.
“14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike. Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla.
/a.r