Opinionistja Kimete Berisha është shprehur ashpër në raport me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin lidhur me 17 shkurtin dhe flamujt e Kosovës.
“Mos u bën psikopat, Shpend Ahmeti!
Vendose flamurin e shtetit të Kosovës në sheshin Nënë Tereza!
Duhet të jesh psikopat, arrogant, pa ndjenja e pa ndërgjegje që e mohon flamurin shtetëror dhe festën e pavarësisë së Kosovës!
Lëre ti Ramushin.
Ai kujton se me dy mahalla të Deçanit kur do e ndez një luftë qytetare.
Plus (prej se i ka marrë një palë tespih dhuratë) i ka çmistuar njerëzit e tij që t’i thonë Amerikës ‘kqyri ti punët e t’ua, mos u përziej në punët tona’!
Prita që po del dikush që ua shqyen ato propaganda në shesh që e kthejnë festën e pavarësisë në arenë ‘lufte’ e urrejtje ndërshqiptare!
Çka po të duket vetja ty, kush po kujton që je ti, barkmadh, a je ti shqiptar, a çka je ti që na e ke terruar sheshin dhe na e bën me gjak festën e pavarësisë! Kurrgjë mos disha në këtë jetë, një gjë jam e sigurt qind për qind: vetëm një psikopat e uzurpon festën e pavarësisë së Kosovës! Qysh mund të jenë kundër ‘Zajednicës’ ata që tok me ‘Zajednicën’ nuk e festojnë pavarësinë e Kosovës”.