Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Zonja e Parë, Jill Biden i është nënshtruar dy ndëhyrjeve kirurgjikale. Ne njoftim thuhet se kirurgët hoqën një lezion kanceroz mbi syrin e djathtë te saj si dhe një lezion tjetër kanceroz në gjoks, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Një lezion i tretë në qepallën e saj të majtë po vazhdon të ekzaminohet.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i presidentit, Joe Biden, ka thënë se ekzaminimet treguan se lezione mbi syrin e majtë të Bidenit dhe një i sapo zbuluar në gjoksin e saj u konfirmuan se që të dyja ishin karcinoma e qelizave bazale. Lezioni në syrin e saj të djathtë ishte “i prerë plotësisht, me kufij dhe u dërgua për ekzaminim standard mikroskopik”, raportoi Associated Press.
Jill Biden dhe bashkëshorti i saj, presidenti Joe Biden, kaluan ditën në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” në Bethesda, Maryland, ndërsa ajo iu nënshtrua procedurës së planifikuar ambulatore të njohur si operacioni Mohs për të hequr dhe ekzaminuar lezionet.
/e.d