Në rubrikën Komenti i Ditës, Dritan Hila analizoi përjashtimet që ka bërë nga Grupi Parlameëntar i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ai tha se ky veprim i Alibeajt është një demonstrim nga ana e tij sesi do të qeveriset fraksioni që ai drejton, i cili momentalisht ka edhe vulën e PD-së.
“Pse bëhet ky përjashtim nga Alibeaj? Katër deputetët, Bylykbashi, Tritan Shehu, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi që në fillimet e tyre ishin pro zotit Berisha dhe ishin kundër përjashtimit të zotit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe më vonë nga PD-ja zyrtare.
Këta deputetë dolën në vijën e parë të luftës për marrjen e partisë. Secili prej tyre ka një profil në PD. Alibeaj vepron me dorë të hekurt duke treguar sesi do të qeveriset fraksioni Alibeaj-Basha në PD”, analizoi mes të tjerave Hila./m.j