Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha në një intervistë se nuk e harronte Ervin Salianjin me shkop në dorë kundër demokratëve.
Ndërsa po fliste rreth qëndrimit të tij pro ose kundër Salianjit në grupin parlamentar, Ristani u shpreh se do të ishte pro një figure që shfaqet me gjithë personalitetin dhe cilësitë e duhura siç e meriton një grup parlamentar i Partisë Demokratike.
“Mua nuk më hiqet nga mendja roli në ngjarjet e janarit të vitit të kaluar sidomos shkopi në dorë kundër demokratëve,” – sqaroi Ristani./m.j